Ka përfunduar sot Forumi i Prespës për Dialog i mbajtur gjate dy ditëve në qytetin e Strugës.
Në këtë Forum moren pjesë krerët më të lartë të RMV-së dhe disa nga vendeve të rajonit.
Ritmi i ngadalësuar i procesit të integrimeve në BE është kërcënim për demokracinë dhe paqen në Ballkan, porositi shefi i shtetit, Pendarovski nga Forumi i Prespës. Kovaçevski në panelin e kryeministrave tha se asnjëherë nuk kanë qenë më të qarta porositë nga partnerët europian se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimorë mund të ndodh deri në vitin 2030.