SPB Ohër dhe Njësia për Punë të Brendshme Strugë po ndërmarrin masat e duhura të sigurisë në pritje të Forumit vjetor të Prespës për Dialog 2023 (PFD-2023), i cili do të mbahet më 15 dhe 16 qershor 2023, në Strugë. Aktivitetet kanë për qëllim sigurinë fizike dhe të trafikut të objekteve, lokacioneve dhe rrugëve të caktuara, ku pritet të qëndrojnë dhe lëvizin delegacionet e paralajmëruara.
Sot nga ora 16:00 do të jetë në fuqi ndalimi i parkimit dhe qarkullimit të automjeteve dhe mjeteve tjera në rrugën “Partizanska” nga rrethrrotullimi me “Marks dhe Engels” deri në rrugën “Vllado Maleski” dhe “Korpusi 15 ”.
Me datë 15.06.2023, pjesa tjetër e rrugëve lokale dhe rajonale do të jenë në regjim të veçantë të komunikacionit dhe sigurisë në komunikacion, me theks të veçantë në rrugën “Partizanska”, si dhe në një pjesë të rrugës kryesore Strugë-Qafthanë, ku. do të ketë ndërprerje të herëpashershme të qarkullimit të rregullt për shkak të përparësisë së lëvizjes së mjeteve të shoqëruara.
Duke marrë parasysh ngjarjen jashtëzakonisht të rëndësishme që do të ndodhë në Strugë, apelojmë tek qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve policorë në rrugë dhe lokacione tjera. SPB-Ohër Zëdhënëse Merlina Islami