Nga valet e shpirit – Murat Labënishti

Poezi nga MURAT LABËNISHTI

Nostalgjia e Hijeve të Burgut (e pabotuar në rrjetet sociale)

Nga valët e shpirtit

1

Largë jush, i-ybehtë, rrij … si muzë-e vrarë,
Largë jush, po tundem n’ër ‘ si pem’ e tharë,
Po, si një shqiponjë me krahët e prerë
I sëmur’ notojë mbi detin plot vrerë! …
2
Numëroj dhe yjet, hënat e harruara …..
… Shfaqen si ylberi – vdes … si zll’ I shuar!
Dëndur digjem flake, tër’ vullkan’ I gjallë
Pse, satana m’hodhi si peshkun në zallë!
3
Kur Pikturën t’uaj përmallshëm vështrojë
Plot dhëmbje pikllimi i-mjeri durojë !
… Shpirti s’më qetsohet. Net’ kaloj pa gjumë …
E, zënt’ edëshpruar digjet, bëhet shkrumë!
4
Fort ju adminrojë siç dhe nuk dyshoni ,
Në vegim hyjnët plagët m’I shëroni !
Një Frym’ ëngjellore m’epën forcë hua
Të ndris si qirit’ … të derdh lot si krua !
5
Me frymëzim ëndërruar kur vij-e ju shofë
Eh … sa fort gëzohem, Vehten nuk e njojë.
Kur zgjuhem , – habitur , shëkojse ku jamë
Pafajshëm në t’herrë … zë mallkoj kët gjamë …
Dhe, me « Ah » – të fellë mbylli syt’ e – bie
Posi meteori ndë një « Pyll Xhinije ! »
6
Kjo Eot qënka luftë mbushur me maraze ,
Demont’ t’hironisë vjelin pemët taze. (1)
E, Intelegjenca ndryshoj misionet
Na prodhon « Gangstera » për të zebë fronet !
7
Okean’t – Jetës nuk ka të përshkruar,
S’po I gjindet ishull kundi për t’ qëndruar.
… U – ktheva ngadalë në piknisjen time
… Vet-hen t’a studjojë ndë një varg qëllime…
Pse, larg tuj kaluar në mejtime zhytur
Disa jan’ marruar e disa jan’ mbytur !
8
Bota Shpirtërore ësht pasqyr’ mysteresh
Po nuk’e kuptove lagesh e nuk teresh !
Parajs’ e Skëterrë po deshe të shofish
Duhet Rruzullimin me gjithshka t’a njofish.
Parajsi ësht’ Fryt’I – Shpirtit të kulluar.
Tempulli mirësirash, Veprash të Uruar.
Është pra një dritë që nuk ka të shuar.
Skëterrë jan njerzit zemër-zi, t’mallkuar
Që, me vepra t’poshtra botën kan shëmtuar
Dhe Mjeshtrin e tyre fare kan harruar !
9
As Deti e Drini, As Liqen’t hijshëm, (2)
As ujt’I argjëndshëm, I dlir dhe i-shijshëm,
As fushat pjellore, lule plot magjije,
As pyjet e blerët shëmbëll bukurije,
As dhe melodit’e zogjve të prëndverës ,
As zefir’I hollë ndë vapat e verës,
As dhe Djelli, Hëna, Qjelli, Yjet, tëre …
As gjith Harmonitë që Zoti ka bërë
Shpirtin, zemrën time nuk m’a ngushëllojnë,
Kurrë dhe dëshirat kan si m’i plotsojnë,
10
Veçse Vepr’ eFrymës së dlir më gëzonë ,
M’a hjek brengën, – mallin, – Botën m’a sqaronë !
Flak’e – dashurisë më shtyn që të ndalem
Përpara Hyjnisë të lutem, të falem …
Drit’ e – Lulëzimit më bën sit ë marrë
Sa që , nga gëzimi, j anis me të qarë !

Dibër, Nëntor 1942. MURAT LABËNISHTI