Boksierët Strugan shkëlqejnë ne Kumanovë. Nasufi dhe Lena rrëmbejn trofe.
•Ne Kumanovë prej 02.06 deri në 04.06.2023 u mbajt turneu ndërkombëtar i boksit i 3-ti me rradhë “Miroslav Petrovic”, ku morën pjes 11 shtete si Maqedonia, Sërbija, Moldavija, Gjermania, Austrija, Bosnja, Republika Srpska, Mali i Zi, Kosova, Slovenia dhe Bulgaria.
Reprezentacionin e Maqedonisë e përfaqsuan edhe 3 boksierët strugan te K.B.”Sindi” ku po të njejtit kthehen pa humbje nga finalet e ktij turneu. Lisi Koxhaxhiku (Junior -86kg) kishte per kundershtar Bullgarin Georgi Belenkis ku pas një lufte të fortë fitues shpallet Koxhaxhiku me vendim unanim 4:1. Dion Lena (Senior 63,5kg) boksoj kundër kampionit aktual te Serbis ku u bë një luft interesante dhe fitues shpallet Lena me rezulltat te ngusht 3:2 ku dhe Dion Lena merr trofeun si boksieri më luftarak në këte turne. Alim Nasufi (Senior -71kg) kishte per kundërshtar kampionin Sloven Garshek Podgoshter ku gjat tre raundeve boksieri Strugan ishte ne sulm aktiv duke plausar goditje te forta ku dhe fitues shpallet Nasufi me vendim unanim me rezultat 5:0 dhe gjithashtu nga ana e jurisë merr trofeun si “Boksieri më i mir i Maqedonisë”.
Trejnerët Fisnik Hani dhe Albion Nasufi u shprehen mjaft të kënaqur me arritjet e boksierëve te tyre dhe në emer te klubit shprehin falemenderim të veçant per sponzoret si: “Gold&Silver One”, “Urban Project2007”, “AlbTobacco”, “Relax Caffee”, “Hotel Exclusive”.