Në orët e mengjësit qyteti i Shkupit u përfshi nga rreshjet e shiut, të shoqëruara edhe me erë të përforcuar dhe bubullima. Temperatura minimale ishin në interval prej 7 deri në 14 gradë celciues ndërsa ajo maksimale arriti deri më 26 gradë.
Sinoptikanët paralajmërojnë se edhe në ditët në vijim do të ketë mot të ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në orët e pasdites mot i ndryshueshëm me vranësira dhe mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike gjithashtu njoftojnë se në disa vende rreshjet do të jenë më intensive në formë të motit të keq me shi intensiv, erë të fuqishme, shkarkime elektrike dhe paraqitje të breshrit.
Ndërkaq, nga kjo drejtori gjithashtu sqarojnë se temperaturat priten të ngrihen gjatë ditës së premte dhe të shtunë. Sipas tyre, temperaturat do të lëvizin nga 22 deri 29 gradë.