Ushtarët rusë hodhën në erë një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk të Rusisë, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës.
Andriy Demchenko, zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore, tha për Ukrainska Pravda se trupat ruse ka të ngjarë ta bëjnë këtë nga frika e një sulmi ukrainas, por “Ukraina nuk është një agresor”.
“Siç e kam theksuar tashmë, shteti ynë është ekskluzivisht mbrojtës dhe ne nuk kemi nevojë për Bryansk,” tha ai.
Një video e postuar nga shërbimi kufitar, tregon një shpërthim në një kryqëzim në Senkivka, ku takohen kufijtë e Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë, të shënuar nga monumenti i “Tre Motrave”.