Një tërmet me magnitudë 3.1 sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në Ohër.
Nga observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup bëjnë të ditur se tërmeti ka ndodhur në orën 10:14 minuta.
Tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë, gjegjësisht nga popullata e Resnjës, Strugës dhe Vevçanit.