Më shumë se dy muaj, disa nga antibiotikët që përdoren më së shumti në trajtimin e fëmijëve nuk janë në dispozicion nëpër farmacitë. Përveç antibiotikëve, mungojnë edhe barnat e tjera, por edhe terapia me ampula, shprehet mjeku amë nga Struga, Axher Halied.
“Kur e dini se keni armik për të cilin duhet të përdorni antibiotik, keni infeksion bakterial, në atë rast duhet të përdorim antibiotik me spektrin më të ngushtë. Por, të mos kesh “Ospen” është diçka e papranueshme. Duhet të japim antibiotik me spektër të gjerë, antibiotik që funksionon në spektër të gjerë të baktereve, sepse nëse jepni antibiotik me spektër të ngushtë, është politikë shumë e keqe”, deklaroi Gorica Popova– mikrobiologe.
Mjekët pediatër thonë se muajt e fundit mezi funksionojnë. Ata detyrohen të kërkojnë zëvendësim për barnat që nuk janë në dispozicion, por kjo nuk është zgjidhje afatgjatë.
“Japim antibiotikë të tjerë të ndryshëm, disa zëvendësues, spërkatës me inhalim”, tha Tatjana Jacovska- pediatre.
Jaqovska thotë se mungesa e antibiotikëve është në nivel global.
“Në botë ka mungesë të antibiotikëve, sidomos të këtyre shurupeve, nuk ka substancë aktive. E ndjejmë problemin edhe ne këtu, nuk është vetëm për Maqedoninë, është substancë aktive e cila pas Covid-it po zhduket në të gjithë botën, do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, theksoi Tatjana Jaqovska- mjeke pediatre.
Farmacitë nuk kanë shurup Ospen 750, 1000 dhe 1500 mg dhe Amoksiklav 625 mg. /Alsat/