VARFËRIA DHE PASURIA, DY FENOMENE KOMPLEMENTARE!

VARFËRIA DHE PASURIA,DY FENOMENE KOMPLEMENTARE !
Pasuria e krijonë imazhin për njerëzit e aftë, varfëria e kriojnë imazhin për njerëzit e margjinalizuar! Të pasurit flasin për anën kuantitative të jetës për sukseset në të kaluarën dhe për fitimet në të ardhmen! Të varfërit më shumë flasin për ritmin e jetës së vështirë dhe për mundësitë e kufizuara! Për varfërinë e përjetuar gjykohet sipas pasojave dhe jo sipas prirjes së njeriut për ta ndryshuar gjendjen ekzistuese! Një ditë me probleme e prish rrjedhën e njëqind ditë lumturie! Kur do të rrënohet miti se vetëm pasuria e sjell lumturin , atëherë bota do të jetë vendi ku njerëzit realisht do të jenë të lumtur! Disa njerëz kanë lindur me prirje për tu pasuruar, me atavizma të një tipi të sukseshëm, pavarsisht nga mosha dhe vendi! Të varfërit punojnë për para,të pasurit i venë paratë të punojnë për ta! Të pasurit dhe të varfërit janë në lidhje komplementare ,nuk mund të ketë të varfër nëse nuk ka të pasur! Njeriu i varfër jetën e kalon duke ëndërruar, njeriu i pasur jetën e kalon duke punuar! Njerëzit çmohen sipas pasurisë. Të pasurit në sytë e të tjerëve, janë modele ideale për identifikim, të pasurit frymëzojnë dhe motivojnë! I pasuri e siguron “mirëqenien financiare ”, i varfëri e siguron “minimumin ekzistencial”, bëhet fatalist, pa optimizëm për ardhmëni! Paratë e të pasurit janë jo vetëm te xhepat, por edhe në zemrën e tij! Paratë e të varfërit janë te shpresat e tij! Në jetën e të varfërit ka më shumë dhimbje se sa në një roman! Të pasurit e shohin veten e tyre, kurse të varfërit i shohin të pasurit! Pasuria të pamundshmen e bën të mundshme!

-Prof.Muhamet Borova