Bullgarët, kroatët, malazezëz – pjesë e Kushtetutës së RMV-së, nuk hiqet 20% për gjuhën shqipe

Grupi i punës për ndryshime kushtetuese ka propozuar që në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut të shtohet edhe bullgarët, kroatët, malazezët dhe tre kombe tjera.

Këtë e bëri të ditur kryetarja e grupit të punës, prof.dr. Margarita Caca-Nikolovska, duke shtuar se të gjitha vendimet janë marrë njëzëri.

Propozim-iniciativa e miratuar nga grupi punues tani do t’i dërgohet Qeverisë, e cila, nga ana tjetër, duhet ta çojë në Kuvend.

“Kemi pasur një diskutim të frytshëm, ka pasur disa dhe argumente të tjera, por më e rëndësishmja është se jemi pajtuar me atë që është propozim për të aderuar në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me udhëzime, amendamente të caktuara. dhe shtesa kur është e nevojshme”, theksoi Caca-Nikollovska.

Në Preambulë, përveç maqedonasve, janë shkruar “shqiptarët, turqit, vllehët, serbët, romët dhe boshnjakët dhe të tjerë”, dhe sipas asaj që ka prezantuar Caca-Nikolovska, propozimi parasheh shtimin e gjashtë popujve të tjerë.

“Ndryshimet janë në seksionin e Preambulës duke shtuar disa kombe. Pas popullit boshnjak shtohen fjalët: popull bullgar, popull kroat, popull malazez, popull slloven, popull hebre, popull egjiptian”, theksoi ajo.