Grubi: Korridori 8 bashkon qytetarët dhe ne për këtë projekt dua të mbahemi mend

Zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi në eventin e Klubit për Debat Politik me temë “Maqedonia e Veriut – sot dhe nesër”, deklaroi se Korridori 8 nuk ndalet, sepse është projekt që bashkon qytetarët dhe zhvillon ekonominë.

“Disa politikanë maqedonas kanë ngelur në kohë dhe nuk e perceptojnë dot atë që po ndodh sot. Nga 2001-shi gjërat ndryshuan për shqiptarët dhe shtetin tonë, ne ishin bajraktare të shumë proceseve zhvillimore për vendin. Tani është koha e ekonomisë dhe zhvillimit infrastrukturor, pra duhet larguar drojtja që kanë disa eksponentë të politikës maqedonase ndaj shqiptarëve. Po bëhët autostradë Shkup-Prishtinë-Tiranë, pra po lehtësohet çdo proces për secilin qytetarë. Gjurma e këtij projekti është bashkimi i qytetarëve dhe për këtë dua të mbahemi mend. Me Bechtel Enkan do të kemi punë transparente sepse në asnjë vend të rajonit nuk ka pasur keqpërdorime por ka pasur korrektësi dhe projekte gjigante”, u shpreh Grubi.