Ukraina pretendon se mbi 200 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës pretendon se 200 mijë e 590 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës.

Madje në një deklarim të tyre thuhet se 610 ushtarë janë vrarë vetëm gjatë ditës së djeshme, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Sipas përditësimit të tyre të paktën 3,771 tanke, 3,166 sisteme artilerie dhe 308 helikopterë janë shkatërruar gjithashtu.

Sky News nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur shifrat dhe Rusia nuk publikon të dhëna për humbjet e veta.