Harta ngjyroset rozë, përfundon numërimi në 53 bashki! PS merr 46, “Bashkë Fitojmë” gjashtë

PS ka triumfuar në 44 bashki, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër dhe Divjakë, Pogradec, Shijak, Shkodra, Durrësi.

Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në gjashtë bashki Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA.

Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave, Gledian llatja.

Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%.

PS mori edhe bashkinë e Kolonjës, Erion Isai siguroi 3873 vota, kurse Ethem Lumani i “Bashkë Fitojmë” 2150.

Kandidati socialist, Mariglen Disha triumfoi në bashkinë Librazhd me 8922 të votave, duke lënë pas Shefki Çotën nga “Bashkë Fitojmë”.

Në Dropull Partia Socialiste ka mundur të fitojë me 81.25% të votave Partia Socialiste. Kandidati i PS Dhimitër Toli ka siguruar 3709 vota, një diferencë kjo e lartë votash kundrejt “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike.

Në vendlindjen e demokratit Sali Berisha, bashkinë Tropojë triumfoi Partia Socialiste me Rexh Byberin, i cili kryesoi me 5126 vota ndërsa Besnik Dushaj u “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 4876 vota.

PS fitoi edhe në bashkinë Libohovë, ku Leonard Hide mori 1387 vota, kurse Adil Xhelili 1248.

Në bashkinë Rrogozhinë ka triumfuar socialisti Edison Memolla, duke lënë pas Shkëlqim Hoxhën, kandidatin e “Bashkë Fitojmë”.

Në bashkinë Këlcyrë triumfoi Klement Ndoni i PS-së me 49.33% të votave.

Socialisti Arif Tafani fitoi 41 vota më shumë në Belsh se Bedri Qypi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në bashkinë Përmet Alma Hoxha triumfoi me 4416 vota, kurse Edmond Komino i “Bashkë Fitojmë” me 1336 vota.

Socialisti Besmir Veli triumfoi në bashkinë Delvinë, duke lënë pas Ilir Mehmetin. Nertil Bellaj triumfoi në bashkinë Selenicë, ndërsa ishte kundër Leonard Rakipajt nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Në bashkinë Tepelenë Tërmet Peçi mori 82.67% të votave, duke lënë pas me rezultat të thellë baftjar Imerin nga “Bashkë Fitojmë” dhe Sokol Gugën nga PD.

Në bashkinë Peqin, socialisti Bukurosh Maçi mund Mustafa Pashjan me 6400 vota. Në bashkinë Poliçan fioi Adriatik Zotkaj nga Partia Socialiste me 13362 vota, me një fitore të thellë ndaj Behar Xhaferajt, pjesë e  koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili mori  461 vota.

Kandidati socialist, Eduard Duro triumfoi në bashkinë Devoll me 8279 vota, ndërsa ishte në garë me Elvis Hajdërllim pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili mori 7827 vota.

Me 22402 vota fitoi në bashkinë Lushnjë Eriselda Sefa, ndërsa Eduart Shark ai koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 13362 vota.

Socialistja Festime Mjeshtri fitoi në bashkinë Bulqizë me 8364 vota, duke lënë pas kandidatin e “Bashkë Fitojmë” Dëfrim Fiku me 5514 vota.

Në bashkinë Mat, Agron Malaj shpalli fitoren me 8733 vota, ndërsa Skënder Gjuci mori 4517 vota.

Socialistja Valbona Kola mori bashkinë Klos me 4466 vota dhe u pasua nga Bedri Hoxha me 3499 vota.

Socialisti Sotiraq Filo hspalli fitore të thellë në garë me Ledina Alolli nga Bashkë “Fitojmë” me 7365 vota diferencë.

Kreshnik Hajdari triumfoi në Kuçovë me 6904 vota dhe u pasua nga Lefter Maliqi me 6222 vota.

Kandidati socialist Oltion Çaçi fitoi Sarandën me 52.46% të votave dhe u pasua nga Ardit Çikuli me 33.28% të votave.

Kandidati i PS-së, Rahim Spahiu mori Dibrën me 16061 vota, kurse Ismail Uka nga “Bashkë Fitojmë” mori 6432 vota.

Socialisti Adriatik Mema siguroi 3456 vota në Skrapar, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Euglen Mustafallari mori 2733 vota.

Në bashkinë Cërrik socialisti Andis Salla mori 8444 vota, kurse Servet Duzha 3416 vota.

Në bashkinë Patos kandidati i PS Fation Duro mori 8211 vota, kurse Sofije Alushaj nga “Bashkë Fitojmë” 2758 vota.

Në bashkinë Prrenjas, socialisti Nuri Belba 6733 vota, kurse kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Suzana Topi 4040 vota.

Ervin Demo fitoi në bashkinë Berat me 61.47% të votave, kurse Zija Ismaili 38.53%

Kandidati socialist Kristian Shkreli siguroi 55.78% të votave në Vaun e Dejës, kurse Zef Hila i “Bashkë Fitojmë” 38.31% të votave.

Qerim Ismailja triumfoi në Mallakastër me 48.23% të votave, ndërsa u pasua nga Agron Kapllanaj i “Bashkë Fitojmë”.

PS siguroi fitoren në Vlorë me kandidatin Ermal Dredha, i cili mori 70.55% të votave.

Në bashkinë Konispol fitoi kandidati socialist Ergest Dule me 2386 vota, kurse Fatmir Shero mori 1978 vota.

Në bashkinë Maliq mori 13574 vota socialisti Gëzim Topçiu, kurse kundërshtari nga “Bashkë Fitojmë” mori Alfred Gega 6875 vota.

Pjerin Ndreu mori Lezhën me 52.75% të votave, kurse Pashk Gjoni mori 47.25%.

Socialistja Juliana Memaj mori 58.85% të votave në Dimal, ndërsa është paruar nga kandidati i PD-së, Dritan Sula.

Në bashkinë Divjakë PS me Josif Gorrean mori 9309 vota, kurse Aurel Marlko i “Bashkë Fitojmë” 42.63%.

Kandidati i Partisë Socialiste Ilir Xhakolli ka fituar me një diferencë të thellë ndaj dy kandidatëve të tjerë në Pogradec.

Në bashkinë Shijak Elton Arbana fitoi për të dytën herë një mandat 4-vjeçar.

Socialisti Benet Beci fitoi bashkinë Shkodër me 60.22% të votave, kurse Bardh Spahia mori 39.78%.

Në bashkinë Durrës, Emiriana Sako triumfoi me 45433 vota, kurse Igli Cara mori 36599 vota.

Në bashkinë Pukë triumfoi kandidati i “Bashkë Fitojmë” Rrok Dodaj me 58.13% të votave dhe la pas Gjon Gjionajn me 41.87% të votave.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti mori 3448 vota në Has, ndërsa socialisti Beqir Mulaj 2709 vota.

Në bashkinë Memaliaj triumfoi Albert Malaj 52.255 të votave, duke lënë pas Gjolek Gjucin me 47.75% të votave.

Në bashkinë e Fushë Arrëzit fitoi Hil Curri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 2693 vota, 58.99%. ndërsa socialisti Fran Tuci mori 1872 vota, 41.01%, nga 16 QV në total.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Albert Mëlyshi mundi në këto zgjedhje socialistin Ndrec Dedaj me 6355 vota në Mirditë, ndërsa ky i fundit mori 5160 vota.

Kandidati i partisë MEGA, Romeo Çakulli ka triumfuar në bashkinë Finiq me 2221 vota, është pasuar nga Leonidha Hristo i “Bashkë Fitojmë” me 1854 vota.

Nga ana tjetër në Tiranë, Erion Veliaj është rreth 40 mijë vota para Belind Këlliçit, avantazh i thellë ende pa përfunduar numërimi.