Numërohen mbi 50% e votave në Turqi, Erdogan vazhdon të udhëheq

Ka vazhduar publikimi i rezultateve zyrtare nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi.
Për momentin janë numëruar 52.03% e votave, ndërsa vazhdon ta ruaj epërsinë presidenti aktual Rexhep Taip Erdogan.
Ai deri tani ka 52.06% të votave, ndërsa kundërshtari i tij më i afërt, Kemal Kiliçdarogllu ka 42.11%.
Kandidati tjetër Sinan Ogan ka 5.33% të votave, ndërsa edhe pse u tërhoq nga gara për president, Muharem Inçe deri tani ka 0.53% të votave