Në 61 bashki të vendit, janë hapur 5213 qendra votimi, disa prej të cilave janë qendra të veçanta, si ato në burgje. Votohet në dy fletë të ndryshme: ajo me ngjyrë të verdhë është për të përzgjedhur kryetarin e bashkisë, ndërsa ajo me ngjyrë gri, për të zgjedhur përmes partisë anëtarët e këshillit bashkiak. Për këto zgjedhje, janë regjistuar 44 parti politike, nga të cilat 38 parti janë jashtë koalicioneve, përfshi partinë më të madhe në vend, Partinë Socialiste e cila ka hyrë e vetme në garë.
Elbasani e Kamza e aplikojnë këtë proces për herë të parë, ndërsa Vora e ka ekpserincë të përsëritur, pasi e bëri edhe në zgjedhjet e pjesshme të vitit të shkuar. Ky proces ka kushtuar miliona euro, por KQZ po e eksperimenton me garancinë se fshehtësia e votës ruhet, nuk ka vend për manipulime, dhe se rezultati del brenda pak minutash nga mbyllja e qendrës së votimi. abcnews.al