Vjen çasti…
Kulari sytë do t’i zgurdullojë,
frikën po ta mbjellësh…
moti do të gulçojë e gjëmojë,
trishtimin po ta ndjellësh…
O i braktisur e dhembjeplotë,
çapitu dhe rrëmbe çastin,
jo lëmoshë, shpresë e kotë,
zgjohu, guxo dhe kap rastin!
Disa anash nga kombi e Zoti,
në të ndytën pjesë do t’lihen,
ç’sjell sahati nuk sjell moti,
disa lavdishëm do t’ngrihen.
Engjëll në qiell, mos u dëshpëro,
ke lënë një botë ferr e skëterrë,
jeto në dritën e Zotit e fluturo,
në mbretërinë e paqes, zotëro!
© Xhemi Hajredini
Strugë, 6 mars 2020