Ushtria ukrainase po përparon në Bakhmut, Borell: Rusia tashmë ka humbur në Ukrainë

Ushtria ukrainase po përparon në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore që ka qenë i rrethuar prej muajsh nga ushtria ruse. Siç kanë bërë të ditur vetë zyrtarët në Ukrainë, Kievi përparon me 2.6 kilometra në Bakhmut, dhe kanë goditur rusët me raketa. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se mbrojtësit ukrainas kishin zmbrapsur 39 sulme ruse në vijën e frontit Bahmut-Avdivka-Marinka gjatë 24 orëve të fundit. Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka thënë se vendit të tij i duhet më shumë kohë për të nisur një kundërofensivë kundër Rusisë, pasi ushtria ka ende nevojë për ndihmën e premtuar perëndimore. Përfaqësuesi i BE-së për politikën e jashtme, Joseph Borrell ka deklaruar gjatë Samitit Europian për Mbrojtjen dhe Sigurinë se Rusia tashmë ka humbur luftën në Ukrainë. Gjatë fjalimit të tij, ai iu referua tërheqjes së trupave në Kiev dhe Bakhmut.

“Rusia vazhdon të bombardojë vazhdimisht Ukrainën. Ushtria ruse u mund, ata u përpoqën të merrnin Kievin brenda dy javësh, ata dështuan dhe u tërhoqën. Ata nuk mund të merrnin në kontroll as Bakhmut. Është një luftë e përgjakshme por Rusia e ka humbur tashmë”, tha Zhozef Borell, Përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme.