Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe përfaqësuesi special dhe koordinatori i Qendrës për Angazhim Global të Departamentit Amerikan të Shtetit, James P. Rubin, në Uashington nënshkruan Memorandum midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut për të krijuar partneritet strategjik për të luftuar dezinformatat.
Siç informojnë nga Qeveria, ky memorandum do t’u mundësojë dy vendeve bashkëpunim intensiv në kundërshtimin e manipulimit të informacionit dhe në luftën kundër dezinformatave. “Maqedonia e Veriut dhe SHBA marrëdhëniet e tyre të përhershme i ndërtojnë mbi vlerat dhe parimet e përbashkëta si liria, demokracia, drejtësia dhe sundimi i ligjit. Kryetari i Qeverisë shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe theksoi rëndësinë e Memorandumit duke theksuar se ky paraqet një mbështetje të madhe për Maqedoninë e Veriut në ndërtimin e një demokracie solide”, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.