7 Maji – dita e policisë: Spasovski – policia e qytetarëve, por pa kompromis kundër krimit

SPASOVSKI: RMV-ja NË MESIN E 36 VENDEVE MË TË SIGURTA NË BOTË

Me vendosjen e kurorave me lule për pjesëtarët e policisë që kanë humbur jetën në detyrë, në hapësirat e MPB-së u shënua Dita e Policisë. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski I cili tha se policët janë heronjtë e të sotmes, njofton KlanM.

Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, Sekretari Shtetëror pranë MPB-së, Magdalena Nestorovska, Drejtori I Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski dhe Zv/Drejtori, Arif Asani, të shoqëruar nga shoqata të ndryshme dhe Sindikata e policisë, kanë shënuar 7 Majin – Ditën e Policisë.

Përmes një video-mesazhi drejtuar qytetarëve, Ministri I Brendshëm Oliver Spasovski, sic percjell KlanM, tha se policët janë simboli i besimit tek institucionet.

“Sot me kënaqësi mund të them se policia është e qytetarëve, por e pakompromis për cështjet e krimit. RMV-ja është vendi më I sigurt në Ballkanin Perëndimor, në mesin e 36 vendeve më të sigurta në botë. Vitin 2022 e përfunduam me rezultate më të mira në 30 vitet e fundit” – tha Oliver Spasovski.

Ditën e Policisë, sic njofton KlanM, e ka uruar edhe Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke potencuar se rezultatet e arritura të policisë janë reflektim i përkushtimit dhe profesionalizmit në përballjet me të gjitha sfidat globale dhe kombëtare.

“Ju uroj për efikasitetin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku dëshmohen nga rezultatet e arritura në vitin 2022 – shkatërohen 15 grupe kriminale, konfiskohen 2.4 ton drogë me vlerë 6 milion euro në “tregun e zi” dhe janë parandaluar mbi 26.000 tentativa për kalime ilegale të kufijve” – shkruan Kryeministri në Facebook.

Nga Qeveria, sic njofton KlanM, kanë theksuar se vazhdon projekti I rikonstrumit dhe ndërtimit të stacioneve policore, ku deri tani janë përfshirë 78 objekte tërëisht të rikonstruara me efikasitet energjetik, kurse janë siguruar edhe paga më të larta dhe uniforma të reja për policët. /KlanMacedonia/