SHBA pritet që të shpallë një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 300 milionë dollarë për Ukrainën. Kjo paketë e re do të përfshijë raketa me rreze të shkurtër veprimi, të lëshuara nga ajri për herë të parë.
Raketat Hydra 70 mund të përdoren në avionë ose helikopterë. Sipas Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, SHBA-ja ka dërguar rreth 80 miliardë dollarë ndihmë në Ukrainë deri më tani.