Rusia nisi një seri sulmesh me raketa dhe artileri në Ukrainë në sulmin e dytë të agimit në tre ditë, raportoi BBC.
Një person vdiq në zonën e Khersonit dhe 25 persona u plagosën në Dnipro, duke përfshirë tre fëmijë. Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se mbrojtja ajrore ka kapur 15 nga 18 raketat e lëshuara.
Ndër objektivat kryesore ishte qyteti i Pavlorad pranë lumit Dnieper.
Një zyrtar i emëruar nga Rusia tha se burimet për ofensivën ukrainase ishin goditur. Objektivat e raketave ishin infrastruktura hekurudhore dhe depot e karburantit.
Janë dëmtuar 19 ndërtesa, 25 shtëpi private, gjashtë shkolla dhe kopshte dhe pesë dyqane.
A po përgatitet Ukraina për një kundërsulm?
Ushtria ukrainase ka folur për një kundërofensivë të madhe për një kohë të gjatë, por nuk ka specifikuar se ku dhe kur mund të nisë.
Pavlorad ndodhet në territorin nën kontrollin e Ukrainës, rreth 110 kilometra nga fronti.
Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, Serhiy Popko, tha se raketat u rrëzuan gjithashtu në hapësirën ajrore të Kievit.
Në rajonin Kherson, i cili ende kontrollohet pjesërisht nga Rusia, autoritetet rajonale ukrainase raportuan se rusët kishin kryer 39 granatime.
Autoritetet ruse thanë se katër persona u vranë dje në një fshat kufitar rus në një sulm ajror ukrainas.
Ndërkohë, një zyrtar ukrainas tha se ushtria kishte dëbuar forcat ruse nga disa pozicione në Bakhmut, qyteti lindor që ka qenë i rrethuar prej muajsh. Gjenerali Oleksandr Sirski, komandanti i forcave tokësore, tha se situata është ende mjaft e vështirë, por se armiku nuk mund të marrë kontrollin e qytetit.