SI JETOHET TE NE KËTU?

SI JETOHET TE NE KËTU?
Derisa njeriu jeton duhet ta pranoj edhe përgjegjsinë për jetën e tij! Fatin mos ta kërkoj te njerëzit tjerë,por në veten e tij! Jetë ideale nuk ka ,por vetëm dëshirë për të krijuar një jetë të këtillë! Cilësia e jetës varet nga zotërimi i njeriut që jetën ta bëj më të lehtë, por jo edhe më të gjatë! Për ta përmirsuar cilësin e jetës personale dhe të familjes shumica e marrin guximin për të emigruar! Emigrojnë me plot besim se ëndrrat do ti bëjnë realitet, me rrogat e mira do të munden ti reflektojnë sukseset lakmuese! Emigrimi sot është bër thelbi i civilizimit , njerëzit prëzihen nga i gjithë globi. Shoqëritë e hapura e mundësojnë imigracionin për të gjitha racat, pasi nuk pranojnë kurrfarë pengesash! Çdo vendim për të emigruar konsiderohet akt, çdo mendim për këtë akt është një plan afatgjat! Motivet për të emigruar janë të shumta , jo “për të ndërtuar kulla në ajër” por për ti jetësuar shpresat e ardhmërisë! Emigrimi gjithnjë e më tepër bëhet lëvizje gjithpërfshirëse univerzale, “lajtmotiv” themelor i jetës! Ata që nuk emigrojnë besojnë se më shumë vlejnë në vendin e tyre! Fati lodhet kur njeriu do të punojë për të tjerët!
Por, si jetohet këtu? Edhe përkundër problemeve socia-ekonomike , varfërisë dhe ankesave, jeta hedonistike nuk është ndërprer! Hedonistët janë vazhdimisht në kërkim të kënaqësive! Këto njerëz me rrogat e ulta, për një qejf, një makijato në filxhan të vogël në Ohër e pagojnë 120 denarë, në Strugë e njëjta pagohet 30-40 denarë. Duke gjykuar sipas numrit të njerëzve nëpër restorante , që me padurim presin të lirohet ndonjë tavoline, fitohet përshtypja se varfëria është fiktive! Varfëria e shkatron konstrukcionin e ardhmërisë tonë! Nëse harxhojm për salltanet,nuk kemi të drejtë të ankohemi!

-Prof.Muhamet Borova