Familja prej 8 anëtarëve nga Maqedonia ka “ngecur” në Sudan, MPJ-ja përmes vendeve mike po punon për evakuimin tyre

Pas marrjes së informacionit për një familje tetë anëtarëshe, shtetas të Maqedonisë së Veriut, e cila ndodhet në zonat e rrezikuara të Sudanit, Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Ambasadës së saj në Kajro, menjëherë ka hyrë në kontakt dhe ka marrë konfirmimin se të gjithë anëtarët e saj janë në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton TV21. MPJ nëpërmjet rrjetit diplomatik në rajon është në komunikim të vazhdueshëm me kolegë nga vendet mike, Ambasadat e të cilëve janë ende aktive në territorin e Sudanit.

Gjatë ditës janë ndërmarrë aktivitete për të siguruar evakuimin e menjëhershëm të familjes dhe transferimin në një vend të sigurt nga ku më pas do të bëhet transferimi për në vendin tonë. Lidhur me katër shtetasit tanë të cilët më parë u larguan nga Sudani për në Arabinë Saudite, MPJ informon se ndodhen në vend të sigurt, në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të kthehen në vend.