Hungari: Aksidentohet autobusi serb me turistë – 15 të lënduar

15 persona, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, janë lënduar në aksidentin e autobusit me udhëtarë serb në Hungari që ndodhi sot herët në mëngjes, njofton KlanM.

Pronari i kompanisë së autobusit të aksidentuar, për mediat serbe ka deklaruar se në autobus ka pasur 55 udhëtarë dhe dy vozitës, të gjithë nga Beogradi dhe Novi Sadi.

Sic njoftojnë mediat serbe, 35 udhëtarë kanë vazhduar udhëtimin, kurse disa udhëtarë janë kthyer për në Beograd.

Mediat hungareze, sic percjell KlanM, kanë njoftuar se në mesin e të lënduarve ka pasur edhe dy fëmijë që janë transferuar në spital.

Aksidenti ka ndodhur 2 kilometra prane vendit Kishkuhalas, kur autobusi ka kaluar në drejtimin e kundërt, me siguri për të shmangur një automjet tjetër dhe është rrokullisur me shpejtësi të plotë.