Neziri: Korridori 8 po paragjykohet dhe kritikohet vetëm pse udhëhiqet nga një shqiptar

Analisti politik, Xhelal Neziri në një prononcim ekskluziv për portalin informativ Indeks.mk ka foluar lidhur me projektin më të madh infrastrukturor në vend, Korridori 8 dhe 10-D.

Neziri të gjitha akuzat që po bëhen aktualisht për njollosjen e këtij projekti, i quan veprime të papjekurisë politike në vend.

Më tej ai shton se ky projekt po paragjykohet dhe kritikohet vetëm pse udhëhiqet nga një shqiptar.