Kovaçevski: Masat e qeverisë japin rezultate

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski në seancën e sotme kuvendare mes tjerash përmendi edhe politikat qeveritare të cilat, siç thotë ai, japin rezulatete.

“Me politikat që i filloi Qeveria që para një vjet e gjysmë, arritëm ta rrisim pagën minimale dhe pagën mesatare. Kemi arritur për 100% ta rrisim pagën minimale në krahasim me vitin 2016. Kemi rritje të vazhdueshme të pagës mesatare, kurse pensionet në mars krahasuar me marsin e vitit 2016 janë rritur për 47 për qind pensioni meastare dhe pensioni minial për 60 për qind”, u shpreh Kovaçevski.

Ai shtoi se në vitin 2013 janë nevojitur 4 paga minimale për të mbuluar një shportë familjare, ndërsa tani nevojiten 2.1 paga minimale për të siguruar shportën e shpenzimeve dhe po ashtu ka edhe çmime të ngrira për disa prodhime në mënyrë që të mbrohen qytetarët dhe tregut i brendshëm.

“Kemi ngrirë çmimet dhe ulëm çmimet e perodhimeve ushqimore dhe higjenike. Në mbledhjen ef undit vazhduam afatin e çmimeve të ngrira për disa prodhime”, u shpreh Kovaçevski.