PRAGU
(nga FRANCESCO STIRPARO)
Ai la murin e keqkuptimeve
u ngrit dhe u zhvendos drejt dritares
Ajo e ndoqi me shikim
Fija e rimmelit ishte e papërshtatshme
Ai u mbështet te pragu i dritares
Me borzilok dhe barbaroza të lulëzuara
Ajo e arriti dhe e përqafoi nga shpatullat
Sa i ngrohtë trupi i tij
Ai vështroi horizontin, detin
Një lot i pikoi në fytyrë
Ajo ia fshiu me dorën e saj
Trishtimi dhe melankolia u trazuan në një koktej torturues
Ai u kthye kah shikimi i saj mallëngjyes
“Bota jonë nuk është më këtu”
Ajo lëshoi duart mbi të tijat
pasuan nyjet kockore
ndjeu tronditjen plot ankth të së kaluarës
dhe i pëshpëriti butë në vesh
“Bota jonë është aty ku jemi ne, së bashku”.
Përktheu nga italishtja Xhemi Hajredini
(Origjinali i poezisë në komentin e parë)
Piktura nga piktori francez Gustave Caillebotte