Ankesa për rritjen e çmimit të mishit, qytetarët: Shtrenjtimi ka ulur konsumin

Mishi po vendoset gjithnjë e më rrallë nëpër tryezat e qytetarëve. Rritja e çmimit dhe kostos së jetesës në përgjithësi, bën që qytetarët ta shohin këtë ushqim si një luks për ta. Ekipi I televizionit Alsat vizitoi disa pika të shitjes së mishit, shitësit nuk u prononcuan, por blerësit thonë se konsumimin e mishit e kanë ulur madje edhe deri në 70 për qind.

“Jo, se pak shtrenjtë është….
-Në krahasim me vitit e kaluara, sa e keni ulë konsumin e mishit?
-Nuk e di çfarë të them për 70 përqind po.. ”

“Shtash jam tu mar…
-A keni marr njësoj sikur në vitet e kaluara ?
– Jo, jo, se ka qenë më lirë atëherë, tash më shtrenjtë….”

“Mish a, tan ramazanin vetëm 3 herë kam marr edhe aq. Pse se 13 mijë denarë pensionin, të gjithëve ua kan kan rrit pagat vetëm pensionerëve jo. Mishi është shtrenjtë por edhe ai që e blen që e ruan edhe ai nuk e shet shtrenjt se e ka, por edhe atij I kushton. I kemi lënë tash, nuk ruajmë kafshë, edhe bëhen shtrenjtë. Nuk duan gratë të përlyhen, jo më vjen era, jo ajo jo kjo…”

“Kemi ble para ramazanit 10 kilogram edhe më shumë nuk ka pare, me një pension 12 mijë denarë nuk ka pare më shumë. Mezi i’a dalim… Nuk është në rregull se shumë shtrenjtë është, 600 denarë- 700 denarë kilogrami shumë shtrenjt…
A bëni çdo nat mish në shtëpi?.
.Jo nuk vendosim çdo nat se nuk mbërrihet ”

“Të ju them sinqerisht mishin nuk e përdori rregullisht, pasi kam yndyrën, por ja tani është bajrami çfarë të bëjmë. Kush sa ka do të blejë….Ne që jemi pensionistë është shtrenjtë.”

Me vendim të Qeverisa çmimet e disa produkteve ushqimore bazë u ngrinë, por në këtë listë nuk bënte pjesë mishi. Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, në Maqedoninë e Veriut