Si ta kalojmë natën e Kadrit?
Mund të rendisim kryesisht katër lloje adhurimesh me të cilat besimtarët mund ta kalojnë këtë natë të bekuar:
- Namaz
Ebu Hurejra, transmeton se Muhammedi a.s. ka thënë: “Kush e kalon natën e Kadrit në namaz, duke besuar dhe shpresuar në shpërblim, mëkatet e tij të mëparshme i janë falur.” (Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu).
Sipas traditës, preferohet që besimtarët ta kalojnë Natën e Kadrit në namaz Nafile. - Dua -lutje të ndryshme drejtuar Allahut të Lartësuar dhe Duhet të kërkojmë falje e mëshirë nga Allahu, të bëjmë vetëllogari dhe të bindim veten të kthehemi drejt rrugës së drejtë.
- Dhikri
Aishja r.a. e ka pyet Muhammedin a.s. : ” o i Dërguari i Allahut, sikur ta dija se jam në natën e Kadrit, çfarë lutje do t’i bëja Allahut ?”
Profeti, paqja qoftë mbi të, u përgjigj: “Thuaj: Allahumme inneke afuuun, tuhibbu’l-afue fa’fu anni” {Zoti im! Ti je Falës, të pëlqen të falësh, më fal dhe mua!} - Leximi i Kuranit. Është shumë e rëndësishme, duke qenë se është nata në të cilën filloi shpallja e Kur’anit, të studiohet Kur’ani me mendime dhe reflektim të thellë, dhe të nxjerrim mësime nga ai adhurim dhe të mësojmë ta praktikojmë atë.
Abdullah ibn Mesudi, r.a., ka thënë: “Lexojeni Kuranin dhe me të shkundni zemrat tuaja.
Hasan ibn Aliu, r.a., thotë: “Gjeneratat e mëparshme e shikonin Kuranin si shkronja të Zotit të tyre, kështu që natën e lexonin dhe mendonin për të më shumë se ditën”.
E lus Allahun e Madhëruar që të gjitha veprat tona të na i shkruajë të hajrit në këtë natë të bekuar, Allahumme amin!
A.S.