Numri I rasteve të prekura nga Kovid muaj me radhë mbetet konstant. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin së gjatë javës së shkuar janë regjistruar 141 raste pozitive me Kovid në gjithë territorin e Maqedonisë, ndërsa është regjistruar edhe një vdekje. Në Klinikën për sëmundje Infektive në Shkup për momentin me Kovid19 të hospitalizuar janë 12 pacientë ndërsa në bazë ditore në Ambulantë kontrollohen 4-5 pacientë me simptoma të Kovidit.
“ Të prekurit janë nga të gjitha grupmoshat, por numri më I madh I rasteve janë mbi 60 vjec. Gjatë javës së shkuar janë shëruar 156 persona ndërsa raste të ri infeksionit janë paraqitur 47. Është regjistruar një viktimë gjatë javës së shkuar nga Kumanova në moshë 75 vjecare”, thanë nga Instituti I Shëndetit Publik.
Nga Komisioni për sëmundje infective thonë se Kovidi sa vjen e bëhet më I dobët dhe se nuk ka arsye që qytetarët të frikësohen për ndonjë rrezik apo përhapje të mëtejme.
” Komisioni dha rekomandim që rastet pozitive me Kovid madje të mos izolohen apsolutisht. 6:45 Bëhet fjalë për virus që ka evoluuar ku ky imunitet që e kemi tani na jep të drejtë të aplikojmë këto lloj masash tqë I kemi në fuqi për momentin. E dini se në këtë periudhë mbetën në fuqi vetëm 4 masa. Mbajtja e maskave në Spitale, në barnatore, në Shtëpitë e pleqve dhe në autobusët public. Nëse virusi vazhdon gjendja të jetë e njejtë, Komisioni do shqyrtojnë shkurtimin e këtyre masave sepse këto të dhëna që I kemi tani nuk na japin arsye të mendojmë se kemi rrezik apo frikë se jetojmë në kohë ku ka një sëmundje të rrezikshme”, u shpreh Zllate Mehmedovis, Komisioni për sëmundje Infektive.
Për momentin në gjithë botën, të gjithë të diagnostikuarit janë me variantin Omikron I cili tanimë nuk shfaq as simptome të rënda. Në Maqedoni deri më tash kundër Kovid19 janë vaksinuar më pak se 50% e popullatës./Alsat.mk