Qeveria, rreth 48 mijë euro për lule e kurora

Shpenzimet e Qeverisë për produkte luksoze nuk kanë të ndalur. Pas produkteve ushqimore luksoze dhe të klasit të parë, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, planifikon që këtë vit të shpenzojë rreth 2 950.000 denarë ose rreth 48 mijë euro për buqeta me lule, kurora dhe zbukurime të tjera të ngjashme.
Për këto produkte, Shërbimi i Qeverisë, veç më ka nënshkruar marrëveshje me ofertuesin e zgjedhur e cila për momentin është në vlerë prej mbi 39 mijë euro.

Kërkuan shpjegim nga Qeveria se për çfarë arsyesh u duhen numër ka i madh i luleve të freskëta dhe kur do të përdoren ato, por nga Qeveria thonë se u nevojiten për aktivitete protokolare për Qeverinë dhe presidencën.

“Furnizimi publik u publikua në mënyrë transparente, në pajtueshmëri me Ligjin për furnizime publike dhe në të njëjtën ka pasur mundësi të marrin pjesë të gjitha kompanitë e interesuara. Marrëveshja për furnizim me lule është publik dhe në portalin “E-nabavki” ku janë të gjitha detajet e specifikuara përfshirë edhe vlerën e marrëveshjes. Furnizimi realizohet gjatë aktiviteteve me protokollare të Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut dhe Presidentit të Shtetit”, thanë nga Qeveria.

Megjithatë në dokumentin e publikuar në portalin “E-nabavki”, qëndron marrëveshja me kompaninë që ka fituar tenderin, vlera e marrëveshjes, si dhe llojet e luleve dhe dekorimeve të cilat Shërbimi i Qeverisë ka planifikuar që ti marrë, por nuk janë të shënuar aktivitetet dhe datat e tyre se kur do të duhet ato të përdoren. Furnizimin e njëjtë me lule, kurora dhe zbukurime të ngjashme duke parashikuar shumën e njëjtë të shpenzimeve Qeveria e ka bërë edhe gjatë dy viteve të kaluara. Sipas dokumenteve që qëndrojnë në portalin e furnizimeve publike në vitin 2022 Qeveria ka shpenzuar 2.937.043 denarë ose mbi 47.700 euro dhe në vitin 2021, 2.945.150 denarë ose rreth 47.800 euro.

Gjatë periudhës kur vendi përballet me krizë ekonomike dhe inflacion të lartë, Qeveria ka pasur disa furnizime publike të cilat llogariten si luksoze. E fundit të cilin e publikoi dhe TV ALSAT, ishte furnizimi në vlerë prej mbi 144 mijë euro me produkte të mishit të thatë, mishit të freskët të pulës, kafe dhe fruta të gjitha të klasit të parë./Alsat.mk