MPB: 363 sanksione për vozitje të shpejtë në territorin e RMV-së

”Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (12.04.2023), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 363 drejtues mjetesh. Prej tyre, nëntë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një automjet ka lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 184 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, dhe 179 jashtë vendbanimit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta” – thonë nga SPB Tetovë.