Nga fillimi i vitit mbi 400 emigrantë të vdekur në detin Mesdhe

Më shumë se 400 emigrantë kanë vdekur në detin Mesdhe në fillim të vitit, duke tentuar ta kalojnë Mesdheun qendror nga Afrika Veriore për në Evropë. Sipas një deklarate të Kombeve të Bashkuara, ky është tremujori i parë me më së shumti raste të vdekjeve në gjashtë vjet. Organizata Ndërkombëtare për Migracion ka regjistruar 441 vdekje në muajt janar-mars, për rrugën më vdekjeprurëse të migrimit në botë, ku është theksuar se numri i vdekje mundet të jetë më i madh sesa është dokumentuar. Sipas raportit, rreth gjysma e këtyre viktimave lidheshin me operacionet e ngadalta të shpëtimit të udhëhequra nga shtetet dhe ose nuk kishte fare mision shpëtimi. Në kërkim të një jete më të mirë në Evropë, mijëra emigrantë, kryesisht nga Afrika, nisen kryesisht me varka të vogla në udhëtime të rrezikshme nga brigjet e Libisë dhe Egjiptit.