Dy tërmete janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Maqedoninë e Veriut. Sipas Observatorit Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave-Matematikore, dy tërmetet 70 kilometra në juglindje të Shkupit, me epiqendër në zonën Sveti Nikollë – Shtip.
Tërmetet ishin me magnitudë 3 dhe 2.1 ballë, i pari tërmet ka ndodhur në orën 03:24, ndërsa i dyti në orën 04:11.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmeteve ka qenë 4 kilometra në jug të Shtipit.