FEJA DHE SHKENCA !
Njeriu nuk mundet çdo herë ta zgjedhë profesionin të cilin e dëshiron, pasi shpesh e kufizojnë rrethanat shoqërore ! Dy profesione të dizajnuar me orientim të caktuar ideologjik janë hoxha dhe shkencëtari! I pari është drejtuar kah bota “sakrale”, kurse i dyti është drejtuar kah bota “shkencore”! Hoxha i reciton vargjet e librit të shenjtë, shkencëtari i reciton teoremat dhe definicionet shkencore! Hoxha merret me ligjet e Zotit, shkencëtari merret me ligjësit e realitetit objektiv! Shkenca njeriun e mëson ta hulumtoj natyrën dhe ligjësitë e botës, feja njeriun e mëson të merret me botën si kryevepër e Zotit! Islami nuk mundet pa shkencën! Që lutjet të bëhen në kohën e caktuar,të definuar me precizitet astronomik nuk munden pa ndërmjetsimin e shkencës. Të praktikohet islami në mungesën e shkencës,është e pamundshme! Me kureshtjen fetare sqarohen fenomenet hyjnore! Me kureshtjen shkencore sqarohen fenomenet e natyrës dhe të botës! Feja njeriun e bën të fuqishëm në besim, shkenca njeriun e bën të fuqishëm në dituri! Sikurse për fenë ashtu edhe për shkencën njeriun është konstanta kryesore e zhvillimit botëror! Qëlllimi i shkencëtarit është ta gjejë rrugën empirike për njohjen e të vërtetave shkencore, kurse qëllimi i klerikut mysliman është të gjejë sa më shumë besimtar të devotshëm! Feja thiret në mrekulllinë e Kuranit, shkencëtari thiret në mrekullinë e shkencës! Kleriku mysliman merret me bindjet, shkenëtari merret me faktet !