DAP njofton qytetarët: Mos hapin SMS porositë që kërkojnë raportime të detyrueshme

Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) njofton se qytetarëve po u dërgohen SMS porosi me çrrastë kërkohet paraqitja e detyrueshme në ueb-faqen e rreme https: ujp-gov.mk/potvrda.

DAP njofton që assesi të mos hapet kjo ueb-faqe, për shkak se kërkohen të dhënat personale të qytetarëve, të dhëna nga kartela bankare dhe fotografi nga letërnjoftimi.

Sipas DAP-it shpërndarja e të dhënave personale përmes ueb-faqes së rreme mund të shkaktojë keqpërdorimin e tyre.

“Ueb-faqja është e rreme, nuk është pronë e DAP-it. Dërguesi i mesazheve përpiqet t`i keqpërdor emrin dhe logon e DAP-it dhe të shkaktojë huti tek qytetarët, për të shpërndarë të dhëna personale dhe në këtë mënyrë t`i ekspozohen rrezikut dhe keqpërdorimit të mundshëm. DAP-i po ndërmerr të gjitha aktivitetet e domosdoshme për t`u përballur me këtë situatë”, njoftojnë nga DAP-i.