Përkujtim për të ndjerin (nipin) Afrim Nasufi
Njeriun e shtrejnte, besnik, human, guximtar, social dhe besimtar i devotshem nga Veleshta e Struges.
Me 15 mars 2023 nga nje semundje e rende, ne moshen 56 vjecare nderroi jete Afrim Nasufi.
Afrimi lindi ne Veleshte nga nje familje bujare dhe arsimdashes. Shkollen fillore tetevjecare e kreu ne Veleshte, ndersa te mesmen ne Prishtine. Si nxenes dhe si njeri ishte i mrekullueshem. Posedonte tipare te vecanta njerezore, ishte i afert, komunikativ, i disiplinuar dhe besnik.
Pas mbarimit te shkolles, me nje vonese, shoket e idealit i ofruan punesim ne Posten e Veleshtes, si postjer per fshatrat Dobovjan, Tashmarunisht, Belice e Poshtme, Tatesh i Eperm dhe i Poshtem. Aty punoi ne kushte te veshtira, por me perkushtim duke udhetuar neper bore, akull, shi e acar per shume vite, deri sa e mundi semundja e pasherueshme.
Afrimi punen e kryente me pedanteri, perkushtim dhe gjithnje i hareshem e konstruktiv. Keshtu e vleresojne shoket e punes ne krye me udheheqesin. Ata flasin me dhimbje te thelle fjalet me miradie per kolegun e tyre , si njeri me kulture te larte, vigjilente, guximtar, besnik dhe teper human, gjithmone ne sherbim te nevojtareve. Ai ishte teper pozitiv edhe ne zgjidhjen e situatave te pazakonta ne mes te njerezve.
Afrimi kohen e lire e kalonte duke qene aktiv ne kryerjen e puneve bujqesore. Fillimisht ne vitet e shkollimit hobi e kishte ti binte kitares. Ndersa vitet e fundit hobi kishte mbajtjen dhe ruajtjen e kuajve per vrapim dhe rekreacion. Nje tjeter hobi te preferueshem kishte gjuetine (gjate diteve te vikendit).
Ai ishte besimtar dhe vizitor i rregullt i xhamise ne faljen e koheve te namazit, se ciles nuk iu nda deri ne ditet e fundit te jetes se tij.
Afrimi ishte bashkeshort dhe prind i mrekullueshem. Pas vetes la nje familje te shendoshe, shoqen Dana dhe tri djem te shkolluar me arsim siperor: Arianitin, Andin dhe Alimin. Ai sakrifikoi gjithcka per shkollimin e tyre.
Vleresim i larte iu dha te ndjerit Afrim me pjesmarrjen e madhe te xhematit, ne percjelljen e tij per ne banesen e fundit, si dhe vizitat e shumta e te panumerta gjate diteve te pamjes. Te gjithe ata mbanin ne veti ndjenja dhimbje per kete njeri (trupshkurter por me zemer te madhe).
Me kete rast, ne emer te familjes se te ndjerit falenderoj nga zemra per ngushellimet dhe durimin qe na ofruan gjate momenteve tona me te veshtira, per humbjen e me te dashurit tone.
Te permalluar e pikelluar per kete humbje te madhe dhe shkuarjen e te ndjerit ne amshim ne moshe shume te re: bashkeshortja Dana, djemte dhe bashkeshortet e tyre, vellezerit dhe motrat me familjet e tyre, mixhallaret, kusherit dhe kusherirat.
Ketij ngushellimi i bashkangjitet edhe familja Trena, si dhe te gjithe shoket dhe dashamiret e te ndjerit.
Lamtumira e fundit per nipin e dashur dhe te paharruar shkon nga mixha Feti me familjen. Malli dhe kujtimi per Afrimin e shtrejnte kurre nuk do te shuhet.
U prehte ne paqe ne dheun e Vendlindjes.
E kujton Feti Nasufi