Rusia merr sot presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – teksa do të kryesoj një grup vendesh të ngarkuara me ruajtjen e paqes ndërkombëtare, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe luftimin e akteve ndërkombëtare të agresionit.
Kremlini tha se planifikon të ushtrojë të gjitha të drejtat e tij në këshill, me Rusinë të vendosur të kryesojë mbledhjet e tij për muajin e ardhshëm dhe të përfaqësojë organin në pjesë të tjera të OKB-së, shkruan Skynews.
Herën e fundit që Rusia ishte në krye të këshillit ishte në shkurt 2022, kur pushtoi Ukrainën.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë të sillet në mënyrë profesionale”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
“Pres që Rusia të vazhdojë të përdorë vendin e saj në këshill për të përhapur dezinformata” dhe për të justifikuar veprimet e saj në Ukrainë. Fatkeqësisht, Rusia është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe nuk ekziston asnjë rrugë e mundshme ligjore ndërkombëtare për të ndryshuar këtë realitet”, tha ajo.
Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, Amerika, Kina, Franca, Rusia dhe Britania e Madhe janë të përhershme, ndërsa 10 anëtarë të tjerë zgjidhen për mandate dyvjeçare nga Asambleja e Përgjithshme.
Kryesia e saj ndërrohet nga anëtarët e saj çdo muaj sipas rendit alfabetik.