Ariz Saiti – Mendjemadhësia,një nga vyrtytet më të shëmtuara

Mendjemadhësia,një nga vyrtytet më të shëmtuara

-Që nga krijimi, njeriu ka një potencial të përshtatshëm për të gjitha llojet e bukurisë dhe përsosmërisë. Në Kuran thotë: “Ne i kemi dalluar bijtë e Ademit; Ne i bëmë ata të udhëtojnë në tokë dhe në det, i furnizuam me ushqime të shijshme dhe u dhamë përparësi të mëdha ndaj shumë atyre që krijuam.” (El-Isra, 70)

Kur’ani Kerim thotë se njeriu është krijuar si krijesë më e bukur. Kjo bukuri përfshin si anën shpirtërore ashtu edhe atë fizike. Mirëpo, i njëjti njeri mund të bjerë në nivelin më të ulët.
Nëse shikojmë krijimin e njeriut, do të shohim se ai mbart disa tipare dhe prirje të mira dhe të këqija në të njëjtën kohë. Me këtë natyrë, ai nuk është as i llojit të melekut dhe as i llojit të shejtanit,por ashtu siç mund të bëhet i pastër si engjëll, ai mund të bjerë edhe nën nivelin e djallit. Në atë rast, vendosja e një ekuilibri midis jetës fizike dhe shpirtërore të një personi është me rëndësi të madhe.
Një nga format më të shëmtuara që mund ti bëjë njeriu është arroganca. Arroganca do të thotë ta konsiderosh veten më të madh se të tjerët dhe të nënçmosh dhe nënvlerësosh njerëzit e tjerë.
Njeriu është krijesa më e vlefshme. Çdo njeri ka karakterin dhe individualitetin e tij të veçantë.
Dëmi i mendjemadhësisë është i madh ndaj të tjerëve, e sidomos ndaj vetvetes.

Mendjemadhsia tek njeriu vret aftësinë për t’u pjekur dhe përmirësuar. Një person që mendon se zotëron diçka, por në fakt nuk zotëron asgjë, nuk do të bëjë përpjekje për ta fituar atë dhe kështu do të humbasë edhe atë pak vlerë që mund ta ketë patur.

Mendjemadhësia është një tipar aq i keq, saqë e bën njeriun të harrojë dobësinë dhe gjendjen e tij si njeri,madje e bën atë të mos i bindet as Krijuesit të tij.
Arroganca dhe mendjemadhësia nuk u ka hije robërve të Allahut.
Ne jemi vetëm njerëz, dhe dallimi mes njerëzve është vetëm në frikën ndaj Zotit (tekvaluk). Resulullahu, a.s., thotë: “O ju njerëz, Zoti juaj është një ,Arabi nuk ka përparësi ndaj joarabit, as i ziu mbi të bardhin, ju dalloni vetëm në devotshmëri.”

Ajo që është e rëndësishme është që shoqëritë, duke përfshirë gjithë njerëzimin, të adoptojnë moral të mirë dhe të gjejnë një model për t’u ndjekur. Për të gjetur rrugën e modestisë dhe ekuilibrit, për t’u pastruar nga vrazhdësia, për të shpëtuar papjekurinë dhe për të qenë në të vërtetën, është e nevojshme të nisemi në rrugën e edukimit dhe mbikëqyrjes shpirtërore .