MInistria për Punë të Brendshme dhe SPM u shpjeguan banorëve të Strugës konceptin e punës së policisë me komunitetin
Sektori për parandalim në kuadër të Ministrisë për Punë të Brendshme Ohër sot në Strugë realizoi fushatën e përbashkët të MPB-së dhe Sindikatës së Policisë së Maqedonisë së Veriut “Ministria e Punëve të Brendshme për qytetarët – Bashkësi, besim, përgjegjësi”. Qëllimi i këtij projekti parandalues është afrimi i policisë me qytetarët për thelbin, vlerat dhe karakteristikat e konceptit – puna e policisë me komunitetin, rëndësia e ndërtimit të një partneriteti midis policisë dhe qytetarëve, por edhe kontrolli, mekanizmat mbi policinë që kontribuojnë në rritjen e besueshmërisë dhe integritetit të saj.
Në kuadër të projektit, zyrtarët policorë nga Sektori për parandalim dhe Njësia pët punë të Brendshne Strugë shpërndanë materiale edukative për qytetarët dhe përmes bisedave të drejtpërdrejta prezantuan rolin e policisë në komunitet, përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve dhe shoqërisë, e cila garanton rendin ,paqen , shteti ligjor, punon për të zhdukur krimin dhe lufton kundër të gjitha dukurive kriminogjene në shoqëri. SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami