Nesër në Strugë fushatë nga SPB Ohër dhe NPB Strugë

Nesër, më 1 prill (e shtunë) 2023, në ora 12:00, në çarshinë e vjetër në Strugë, përballë hotelit “Beograd”, përfaqësues nga SPB Ohër dhe Njësia për Punë të Brendshme Strugë do të realizojnë fushatën e përbashkët të MPB-së dhe SPM, “Ministria e Brendshme për Qytetarët – Komuniteti, besimi, përgjegjësia.” Qëllimi është afrimi i qytetarëve me thelbin, vlerat dhe karakteristikat e konceptit – puna e policisë me komunitetin, rëndësia e ndërtimit të një partneriteti midis policisë dhe qytetarëve, por edhe mekanizmat e kontrollit mbi policinë që kontribuojnë në rritjen e besueshmërinë dhe integritetin e saj. SPB Ohër, Zëdhënëse Merlina Islami