SHPEZËT E LIQENIT TË OHRIT – Prof.Dr. Musa Musai nga Struga

Shkruar nga Mr. Sc. Musa Musai.

SHPEZËT E LIQENIT TË OHRIT

Liqeni i Ohrit është objekt qendror studimi dhe i gjithëanshëm për botën e gjallë bimore dhe shtazore e cila jeton në të. Shumë shkencëtarë janë marrë me studimin lidhur për krijimin e tij, për kualitetin kimik të ujit, vlerat biologjike, evolutive, ekologjike, gjenetike, krijimin e llojeve, specizimeve, vlerat ekonomike dhe për shumë dimenzione të tjera shkencore ekologjike dhe kulturore.
Në rastin konkret bëhet fjalë për shpezët të cilat jetojnë në Liqenin e Ohrit të cilat paraqesin një botë në vehte, e cila është shumë e gërshetuar në mesë vedi, duke paraqitur një kompleks institucional biotik, të një hapësire të kufizuar gjeografike.
Liqeni i Ohrit ka botë të pasur bimore dhe shtazore, konkrejtisht bëhet fjalë për numrin e madh të llojeve të shpezëve të cilat janë të lidhura ngushtë për banimin e tyre, mënyra e të ushqyerit, në stinë të ndryshme të vitit si dhe kushteve për shumim.
Për këtë themi se Liqeni i Ohrit ka kualitete të larta jetësore dhe ofron kushte për jetë për gjithë botën e gjallë bimore dhe shtazore duke paraqitur kushte biotike – jetësore, të cilat kushte i ofron vetëm Liqeni i Ohrit.
Në Liqenin e Ohrit vazhdimisht ka ndryshueshmëri për nga numri i llojeve të shpezëve të cilat jetojnë në të. Disa janë banor të përhershem kurse disa janë banor me karakter sezonal. Shumë rëndësi ka se shumë shpezët të Liqenit të Ohrit janë banor të përhershëm dhe gjithë aktivitetin e tyre jetësor e kryejnë në hapësirën liqenore, në bimë, ujë, tokë, në thellësi, si zhytësa, notues, peshkngrënës, gjithëfarngrënës, fluturues etj.
E gjithë bota e gjallë bimore dhe shtazore e cila jeton në Liqenin e Ohrit, janë dhuratë e papërsëritshme e natyrës, dhe evolucionit organik.

KARAKTERISTIKAT E PËRGJITHSHME TË LIQENIT TË OHRIT

Liqeni i Ohrit ka pamje impozante si një copë deti me ujë të ëmbël, i krijuar para disa miliona vjetësh. Të gjitha teoritë për krijimin e liqenit përfundojnë aty se është krijuar përmes lëvizjeve shumë të ndërlikuara tektonike, të cilat janë prezente edhe sot. Prej dy vijave të çara të tokës, u krijua gropëzimi ose shtrati fillestar i Liqenit të Ohrit. Mandej përmes veprimit aktiv të vullkanit, u ngrit Mali i Galiçicës i cili e ndan Liqenin e Prespës prej Liqenit të Ohrit, ai vullkan sot fryn gazra sulfurhidrike dhe është pasiv në Kosel të Ohrit.[2]
Lartësia fillestare e nivelit mbidetar e Liqenit të Ohrit ka qen 964 m, kurse sot 694, dhe është quajtur Liqeni i Dasharetëve, kurse liqejt tjerë fqinje, sistemi i liqejve të dasharetëve.
Liqeni i Ohrit në ditët e bukura me diell ka një pamje të qetë me ngjyrë të kaltërt të çelur dhe intensive varësishtë prej thellësisë. Forma e tij është pak në të zgjatur në formë të vezës, ka gjatësi prej 30 km, i gjërë 14 km, sipërfaqe prej 350 km2 , gjatësi bregore 87.5 km dhe tejdukshmëri prej 21.5 metra.[3]
Uji i Liqenit të Ohrit është oligotrof por në bazë të studimeve të mirëfillta është vërtetuar se prej përdorimit të mëtutjeshëm të sapuneve të forta joekologjike uji përmban nitrate, nitrite, fosfate. Prej gropëzimit të mëtutjeshëm të ujërave të ndotura buzë liqenit uji përmban baktere koliforme. Kjo vjen si rrezulltat i mospërfshirjes së tër vendbanimeve në sistemin e kolektorëve nga të dyja anët e kufirit buzë Liqenit të Ohrit.[4]
Ndotje të drejtpërdrejtë sjellin lumejt Grashnica, Çorava dhe Sateska, të cilаt paraqesin një brengë të vjetër për ndotje masive të liqenit.[5]
Liqeni i Ohrit pasurohet me ujë prej shumë burimeve sipërfaqësore, nëntokësore por burimi kryesor është Liqeni i Prespës i cili mbushet prej burimeve të Malit të Pelisterit.[6]
Liqeni Ohrit për vlerat e tija të rrala që i ka në fushën e shkencës, ekonomisë, turizmit dhe shumë vlera tjera është marrë në mbrojtje prej UNESKOS, UNICEEFIT FAOS, etj.
Për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe botës së gjallë, janë bërë disa marëveshje ndërshtetërore, midis R. së Maqedonisë, dhe R. së Shqipërisë. Marveshje për ruajtjen e biodiverzitetit të Liqenit të Ohrit, poashtu janë bërë edhe ndërmjet tre kryetarëve të tria Komunave: Ohrit Pogradecit dhe Strugës.
Karakteristikat e botës së gjallë të Liqenit të Ohrit
Për Liqenin e Ohrit kanë bërë studime shumë shkencëtarë të lëmive të ndryshme, të Evropës, Ballkanit R. së Maqedonisë poashtu edhe të R. së Shqipërisë. Të gjithë shkencëtarët në mënyrë individuale ose ekipore përmes përvojës së tyre dhe mjeteve me të cilat kanë disponuar kanë bërë studime për krijimin e tijë, për origjinën e botës së gjallë bimore dhe shtazore,etj.
Për këtë moment do të kisha dashur, të bëj një studim të veçantë, gjegjësishtë një qasje shkencor shpezëve të cilat jetojnë në Liqenin e Ohrit, të cilat në mënyrë ekskluzive ushqehen me peshq. Liqeni i Ohrit ka shumë kushte të cilat shpezëve u mundëson aktivitete të ndryshme biologjike dhe jetë të begatshme ushqimore. Liqeni i Ohrit paraqet një izolim gjeografik, nga të gjitha anët me tokë fusha dhe male. Të vetmen lidhje me Detin Adriatik e ka përmes rrjedhjes së Drinit të Zi, e cila ka pesë bariera – diga hidrocentralesh, të cilat pengojnë lëvizjen e lire të ngjalës Anguilla Anguilla L. dhe peshqve tjerë.[7]
Malet të cilat e rrethojnë janë impozante dhe kanë karakteristikat e tyre për nga madhësia, lartësia, bota e gjallë bimore dhe shtazore, pasuria e tyre me burime ujore të cilat mbushin fushëgropën e liqenit etj.
Kurorat e maleve të Galiçicës, Malit të Thatë, Mokrës, Jabllanicës dhe i Karaormanit janë si margaritar që stolisin kurorën e ndonjë bukuroshe që merr vendin e pare mis i bukurisë. Prandaj Liqeni i Ohrit garon në 100 vlerat e rralla të botës dhe deri tani ka arrijtur në numrin 60.
Liqeni i Ohrit është i pasur me botë bimore dhe shtazore. Bimët janë më masive rreth bregut të liqenit dhe ka shumë lloje të ndryshme edhe në to plot shpezë gjegjësisht botë e gjallë. Liqeni i Ohrit ka 17 lloje të peshqve, të cilat janë hallka kryesore për ushqimin e shpezëve, në përgjithësi botës së gjallë.[8]
Shpezët në hapësirën e Liqenit të Ohrit e cila është e populluar me bimësi ka përplot insekte ajrore dhe ujore por insektet ajrore janë të lidhura ngushtë për shumin e tyre dhe janë kushti themelor për ushqimin e shumë shpezëve të ndryshme.
Shpezët të cilat jetojnë në Liqenin e Ohrit, ushqimin themelor i kanë peshqt dhe shtazët tjera i ndajmë:

  1. Shpezë banor të përhershmëm,
  2. Shpezë banorë sezonalë,
    Shpezë banor të përhershëm të hapsirës së Liqenit të Ohrit
    Numri i lloit të shpezëve që paraqesin banor të përhershëm është më i madh, për shumë arsye : se Liqeni i Ohrit ka një hapësirë shumë të madhe dhe buzëbregu i liqenit ka plot bimë të llojeve të ndryshme ku shpezët gjejnë strehim, ushqim dhe kryejnë aktivitete për shumim.
    Shpezët të cilat janë banor të përhershëm, janë përshtatur kushteve të mjedisit jetësor kanë një shtrirje hapsinore në liqe sipas ndërtimit të tyre trupor dhe formës së gjuajtjes së ushqimit. Këtu bëjnë pjesë shpezët zhytësa, patat, roast, etj, por këto shpezë janë notues të mira, këmbët i kanë si lopatë dhe bëjnë pjesë në grupin e notuesve të shkëlqyeshëm. Karakteristika kryesore e shpezëve zhytësa është se ata gjatë kohë qëndrojnë të zhytura në ujë duke kërkuar dhe gjuajtur ushqim.[9]
    Grupin tjetër të shpezëve notues të cilat nuk janë zhytësa përshkak të trupit të tyre të madh si mjellma, patat e egra, dikur pelikani etj. Shpezë fluturuese si llojet e pulëbardhave, skifterët, etj, të cilët e gjuajnë gjahun duke fluturuar, trupi i tyre u është përshtatur kushteve për fluturim dhe mënyrës së të ushqyerit.Disa shpezë ushqehen me peshq dhe botë tjetër shtazore insekte të ujit, dhe insekte të cilsat gjenden në ajër , por këta nuk jetojnë në zonën sublitorale dhe zonën e thellësisë të liqenit.Në këtë grup bëjnë pjesë lloje të peshkatoreve të ndryshme dhe shpezë të cilat nuk i takojnë këtij grupi por trupi tyre i ka disa karakteristika:
    Këmbët i kan me kishta si të pulës, por i kanë të gjata, kanë qafë të gjatë poashtu edhe sqep të gjatë sipas mënyrës së përshtatjes së evoluicionit biologjik.
    Përveç atyre karakteristikave ata kanë edhe karakteristika të tjera, pendlat – puplat i kanë të ngjyrosura që i përshtaten mjedisit jetësor, kan shiqim të mpreht dhe sqep te fuqishëm, kur e gjuajnë peshkun nuk ka mundësi që të shpëton ose tu hike. Për objekt studimi të boës së gjallë bimore dhe shtazore hapësira e liqenit ndahet në tre zona: zona litorale, sublitorale dhe zona e thellësisë.
    Më e pasura me shpezë dhe botë të gjallë është zona litorale e cila është më e pasur me talla, pirra, sitka, shavar, dikur me lëkon të verdh, i cili ka ardhur deri në zhdukjen e sipër. Poashtu kjo zonë është e pasur me bimë ujore algë të cilat krijojnë zona të livadheve ujore.[10]
    Shpezët tjera të cilat gjatë ditës rrijnë në zonën subëlitorale dhe zonën e thellësisë janë më të sigurta prej faktorit njeri dhe kur bie nata edhe ata vijnë drejtë bregut liqenor për tu ushqyer.
    Karakteristika e pazavendësueshme e Liqenit të Ohrit është se ka plot botë të gjallë bimore dhe shtazore, ushqimi dhe bimët për aktivitete jetësore nuk u mungojnë. Kusht themelor është edhe temperaturë sipërfaqësore e ujit e cila kurrë në historinë e njerizimit nuk mbahet mend që ndonjëherë të ket ngrirë, ose të ket rënë nën 4 dhe 5 C0. Kjo temperature kaq stabile shpezëve u mundëson aktivitete jetësore edhe në stinën e dimrit, prandaj shumë shpezëve të vendeve të ndryshme të Evropës migrojnë drejt Liqenit të Ohrit.[11]
    Sipas mënyrës të jetesës largë bregut të liqenit dhe mënyrës të ushqyerit vetëm me peshq, shpezët i ndajmë në zhytësa dhe shpezë të cilat peshqt i gjuajnë në sipërfaqe.
    Shpezë të cilat janë banor të stines së dimrit
  3. Phalacrocorax carbo, 2. Mergus merganser, 3. Mergus serrator, 4. Mergellus albellus, 5. Columbus arcticus, 6. Colymbus stellatus, 7. Podiceps cristatus, 8. Podiceps grisigena, 9. Bucephala clangula, të gjithë këta lloje të zhytësave janë grykësa të peshkimit, vetëm Kormorani ose Karabataku – Phalacrocorax carbo, mbrenda ditës gjuan mbi 2 kg peshq. I vetmi lloj prej shpezëve dikur ishte Pelikani i cili qendronte në tufë të Kormoranëve, të cilët duke i gjuajt peshqit, pelikanët shfrytëzonin rastin dhe i
    gjuanin peshqt në sipërfaqe të ujit. Por prej kur u ter blata – këneta e Strugës Pelikani nuk është pare më në hapësirën e Liqenit të Ohrit.
    Shpezë të cilat janë banor të stinës së verës
    Gjatë muajve të verës fondi i shpezëve zvoglohet, për nga numri dhe lloi i tyre, por ngelin vetëm ato shpezë të cilat ushqehen duke gjuajtur peshq në sipërfaqe të liqenit si p.sh Chlidonias nigra, Chlidonias leucoptera, dhe pulëbardha Larus argentatus.
    Shpezë të cilat janë banor të bregut liqenor
    Këtu bëjnë pjesë të gjitha ata shpezë të cilat i baniojnë ato pjesë të liqenit të cilat janë të mveshura me bimë barishtore dhe në disa vende bregu liqenor ka pamje moçalike dhe e pasur me bimësi ujore.
    Shpezët e bregut liqenor ushqimin e kanë të përzier dhe përveç peshqve të mëdhej ushqehen me larva peshku ikra, mandej me krymba nga toka buzëliqenit, insekte dhe larvat e tyre, por ka edhe të atilla të cilat ushqehen me bimë sidomos me farat e bimëve.
    Shpezët e buzëliqenit gjahun e kapin duke u zhyt me gjysmën e trupit dhe perms sqepit të gjatë etj. Këtu bëjnë pjesë rosat, mjellmat, por ka edhe prej atyre rosave të cilat zhyten në thellësi të vogla, duke kërkuar dhe gjuajtur ushqim.
    Shpezë të cilat janë banorë të buzëliqenit gjatë stinës së verës
  4. Podiceps cristatus, 2. Podiceps ruficollis, 3. Podiceps nigricollis, 4. Phalacrocorax pygmaeus, 5. Sterno hirundo, 6. Chlidonias nigra, 7. Chlidonias leucoptera, 8. Fulica atra, 9. Nyroca nyroca.
  5. Kësajë grupe të shpezëve u bashkangjiten edhe këto shpezë: pulëbardha këmbargjendë – Larus argentatus, e cila ushqehet vetëm me peshq, Mjellma – Cyngus cyngus – ushqehet me shtazë të fundit të liqenit dhe me rrënjë bimore, shumë lloje të rosave – Anas acuta, Anas Penelope, Tadorna tadorna etj.
    Në grupin e shpezëve të cilat jetojnë buzë liqenit
    Janë ato shpezë të cilat depërtojnë në thellësi prej gjysëm metre të ujit të Liqenit të Ohrit, të cilat shpezë ushqehen me ushqime të ndryshme nga fundi i liqenit, duke gjuajtur shtazë të ndryshme, bimë dhe farat e tyre, peshq të vegjël, ikra etj, këtu bëjnë pjesë peshkatoret e ndryshme:
  6. Ardea cinerea, 2. Ardea purpurea, 3. Ardolla ralloides, 5. Ixobrychus minutus, 6. Botaurus stellaris, 7. Nycticorax nycticorax, 8. Egretta garzetta, 9. Ciconia nigra, 10. Platalea leucorodia, 11. Plegadis fascinellus, 12. Anas platyrhyncha, 13. Anas clypeata, 14. Anas strepera, 15. Anas crecca, 16. Anas angustirostris, 17. Gallinula chloropus dhe lloje të ndryshme Tringidae.
    DISKUTIME DHE KONKLUZA
    • Liqeni i Ohrit, banohet prej shpezëve të cilat janë banor të përhershëm dhe sezonal;
    • Trupi i shpezëve të cilat jetojnë në Liqenin e Ohrit u është përshtatur kushteve të mjedisit jetësor.
    • Zhytësat e ndryshëm për trupi i kanë të ngjeshura mire pendlat të cilat janë të lyera me yndyrë dhjami prej gjëndrrave yndyrore të cilat gjenden në lëkurën;
    • Poashtu kanë pendla shumë të imta në forma të fijeve të flokut të cilat ashtu të ngjeshura mundësonë ruajtjen e termogjenezës trupore dhe zhytje pa problem deri në thellësi të mëdha ujore;
    • Sqepi, qafa janë përshtatur organikisht për kapje dhe gëlltitje t ë peshku i tëri të gëlltitet dhe të mos ket mundësi për shpëtim;
    Të gjithë zhytësat posedojnë aftësi dhe shkathtësi për zhytje dhe gjuajtje precise. Gjatë rrugës së evolucionit u është përsorur mundësia e të pamurit deri në thellësi të mëdha ku nuk depërtojnë rrezet e dritës së diellit.
    Liqeni i Ohrit është i pasur me shumë lloje të peshqve, që paraqet një nishë karakteristike ekologjike dhe ka një valence ekologjike të gjër të formësvargore të ushqyerit.
    Në brendi të liqenit zhytësit e mëdhej gjuajnë pa frigë se nuk i pengon faktori njeri, sidomos gjatë stinës së dimrit.
    Gjatë muajve të verës, zhurma e cila krijohet prej motoskafëve të ndryshëm shqetsojnë jetën e shpezëve liqenore të cilat jetojnë në brendin e liqenit dhe u mungon qetësia gjegjësishtë kushtet për jetë normale.
    Poashtu buzëliqenit ka bimë drurore të larta, zhytësit në degët e tyre i hapin krahët dhe i terin, që gjatë natës të mos ken të ftoftë ose të mos ngrijnë kur temperaturat e jashtme arrijnë deri në – 20 C0. Në bimësinë e liqenit, ka kushte të përshtatshme për shumim, për ndërtimin e foleve dhe amortizimin e dallgëve të cilat përplasen gjatë muajve të dimrit, etj.
    Është mire që institucionet e ndryshme posaçërisht Hidrobiologjik në Ohër, shoqatat qeveritare joqeveritare me karakter ekologjik, Ministria e Ekologjisë, studentët e Universiteteve të ndryshëm, nxënësit, intelektualët e ndryshëm, penzionerët, të gjithë është mire që për boten e gjallë të Liqenit të Ohrit të tregojnë interest ë veçantë me përkushtim shkencor dhe dashamirës, sidomos për shpezët të cilat janë një pasuri e veçantë.
    Poashtu shpezët është mire të markohen përmes markerëve të ndryshëm dhe të ndiqen lëvizjet e tyre qofshin të atyre sezonale dhe të përhershme, perms teknikës ekzistuese dhe të përcaktohen lëvizjet e tyre.
    Të bëhet një regjistrim i plot dhe i sakt për të gjitha shpezët të cilat janë banor të liqenit.
    Të inçizohen në mënyra të ndryshme: audio, video si dhe të fotografohen dhe mandej të determinohen në shqip dhe latinisht sipas nomenclatures edhe të pregaditen emisione special të cilat të emitohen në radio dhe TV lokale dhe shtetërore.
    Të konsultohet literature përkatëse e cila i takon ornitologjisë, të shkruhet në mënyrë të veçantë për sejcilin lloj dhe për pasojat ekologjike nëse mungojnë ose janë zhdukur prej kësajë hapësire shpezët që dikur kan banuar.
    Të bëhet krahasimi i shpezëve që kanë jetuar dikur para shumë vitesh dhe tash. Poashtu të krahasohen shpezët të cilat kan jetuar dhe jetojnë edhe më tutje në Liqenin e Ohrit dhe bashkëkohanikët e tij sin ë Liqenin e Bajkallit, Bodenit, Gjenovës, Tanganikës dhe shumë liqej të tjerë në Evrop dhe botë.
    Vetëm kështu mund të krenohemi se e ardhmja do ti takoj botës së civilizuar dhe intelektuale, si dhe dashuria do të rritet për shpezët dhe botën e gjallë.