Ministria e Financave të Turqisë bëri të ditur se dëmet e shkaktuara nga tërmetet katastrofike në Turqi në fillim të shkurtit kanë arritur shifrën e 103.6 miliardë dollarëve, që është rreth nëntë për qind e PBB-së së parashikuar për vitin 2023.
Kjo shumë është gjashtë herë më e lartë se dëmi i shkaktuar pas tërmetit në Marmara në 1999, shkruan Euronews.
Pjesa më e madhe e dëmeve, 54,9 për qind, është shkaktuar në objektet e banimit, në vlerën 56,9 miliardë dollarë.
Dëmet në objektet publike infrastrukturore dhe komunale janë 12.9 miliardë dollarë, ndërsa në sektorin ekonomik dëmi është 11.8 miliardë dollarë.
Kjo shifër përfshin dëmet e shkaktuara në energji, turizëm, shëndetësi, arsim dhe sektorë të tjerë.