Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme shqyrtoi dhe miratoi Informacionet për Mbledhjen e gjashtëmbëdhjetë të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, me platformë për prezantimin e delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill 2004, paraqet kornizën për zbatimin e marrëdhënieve kontraktuale, deri në anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Këto janë vendimet e plota nga seanca e 135-të:
U miratua Vendimi për dhënien në menaxhim të përhershëm të Qendrës Sportive dhe Rekreative në Saraj në pronësi shtetërore të komunës së Sarajit.
U shqyrtua dhe u miratua Informacioni mbi Takimin e Gjashtëmbëdhjetë të Këshillit të Stabilizim-Asociimit me BE-në, me platformën e pjesëmarrjes së delegacionit të RMV-së.
U përcaktua teksti i Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes me Letërnjoftim në Ballkanin Perëndimor, të lidhur në Berlin më 3 nëntor 2022 ndërmjet gjashtë vendeve të rajonit, me qëllim të pasqyrimit të modelit të Marrëveshjeve dypalëshe për udhëtime të lirë me letërnjoftime.
U përcaktua teksti i Propozimit për Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor.
Gjithashtu, u përcaktua teksti i Propozimit për Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve, në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore.
U sollën vendime për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë për të marrë pjesë në stërvitje në: Republikën Federale të Gjermanisë, Republikën e Greqisë, Republikën e Bullgarisë, Republikën e Turqisë, Republikën e Polonisë dhe Republikën e Sllovenisë.