Numri i të vdekurve të ushtarëve rusë në qytetin e kontestuar të Bakhmut ka shkuar në në 30,000, sipas një analisti ushtarak Philip Ingram. Ish-oficeri i inteligjencës tha se Bakhmut është një qytet “i vogël, i parëndësishëm” në rreth 745 milje (1200 km) vijë të frontit.
“Rusët e shohin si një trampolinë për të pushtuar qytete të tjera, Kramatorsk dhe Sloviansk, dhe kështu për të marrë në kontroll pjesën tjetër të rajonit të Donbasit.
Ukrainasit, siç kemi dëgjuar nga presidenti Zelenskyy, e shohin atë si një operacion ushtarak. Kështu që Ukraina mund të përgatitet për atë që dëshiron të bëjë diku tjetër, sepse i gjithë fokusi rus duket se është në këtë qytet të vogël,” theksoi ai.