Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, Mendy Qyra, në një prononcim për indeks.mk ka folur për rëndësinë e Korridorit 8 dhe 10D.
Qyra ka thënë se ky investim është i rëndësisë gjeostrategjike, i cili do t’u sjellë shumë benefite bizneseve.
Deklaron se edhe kompania që është përzgjedhur për ndërtimin e së njëjtës, është kompani shumë serioze.
“Sigurisht, korridori 8 dhe 10D janë ndër investimet kapitale më të rëndësishme gjeostrategjike që lidhin jo vetëm pjesën shqip-folëse, d.m.th me Shqipërinë, por japin mundësi që të ketë një avantazh në drejtim të liberalizimit të konkurrencës. Kur flas për liberalizimin e konkurrencës, flas për portin e Selanikut i cili, e cila gjithmonë ka pasur privilegjet e veta, për arsye se nuk ka pasur konkurrencë”, deklaroi Qyra.
A foli edhe për benefitet që ky investim do t’i sjellë ekonomisë.
“Tani, me Korridorin 8 do të vijë deri tek konkurrenca të portit të Durrësit dhe sigurisht portit të Detit të Zi. Kjo është një pozitivitet shumë i madh. Përveç kësaj, do të ketë edhe një lëvizje shumë më të shpejtë dhe me një kosto shumë më të vogël të transportit të mallrave por dhe njerëzve në përgjithësi”, shtoi ai./indeks.mk/