Shpenzimet minimale për një familje në shkurt arrijnë 50.909 denarë

Shpenzimet minimale për një familje katër anëtarëshe në shkurt ishin 50.909 denarë, tregojnë analizat që sot i publikoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Sipas të dhënave të shportës konsumatore sindikaliste, që e përpunon LSM, pjesa më e madhe ose 19.379 denarë shpenzohen për ushqim dhe pije, ndërsa 13.306 denarë për shpenzime komunale. Për transport minimum nevojiten 3.679, ndërsa për produkte higjienike 3.154 denarë.

Në krahasim me janarin e këtij viti, shporta konsumatore sindikaliste është rritur për 110 denarë.