Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përshëndetur angazhimin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit që sipas Ahmetit është mënyra e drejtë për tejkalim të çështjes së hapur midis dy vendeve, e që tangon fqinjësinë, gjithë rajonin dhe kontinentin.
Ai thotë se është në mbështetje të plotë të një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Statusi i plotë:
Dialogu i drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit, i lehtësuar nga dhe , është mënyra e drejtë për tejkalim të çështjes së hapur midis dy vendeve që tangon fqinjësinë, gjithë rajonin dhe kontinentin.
Mbështes plotësisht arritjen e një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me rezultat përfundimtar të njohjes së ndërsjellë.
Përshëndes angazhimin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog por edhe në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe mirëpres vazhdimin e bisedimeve në fazat vijuese që pritet të mbahen në Shkup për çështjet që kanë mbetur të hapura.