Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,98 % në raport me vendimin e datës 24.2.2023.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 2,256 %, te nafta për 3,133 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,205 % dhe te mazuti ka rritje për 0,011%.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,157%. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) ulen për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,064 den/kg dhe do të jetë 41,266 den/kg.
Nga data 28.2.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 81,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 83,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 76,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,266 (denarë/kilogram)