Kievi paralajmëroi kundërsulm të fortë në pranverë. Inteligjenca ushtarake ukrainase informon se qëllimi është çlirimi i të gjitha territoreve të pushtuara, përfshirë Krimenë. Betejat kryesore do të zhvillohen në frontin jugor dhe nuk përjashtohet që të sulmohen edhe depot ushtarake në territorin e Rusisë.
“A është e mundur të fitojmë?” Po, ne jemi të aftë për këtë, sepse kemi unitet dhe vendosmëri. Jemi në gjendje t’i japim fund agresionit rus këtë vit,” u shpreh Volodimir Zelenski – president i Ukraines.
Kundërofensiva, megjithatë, varet nga disa faktorë, duke përfshirë dërgimin e armëve nga aleatët perëndimorë. Në këtë pjesë prinë mbështetja nga Gjermania, SHBA dhe së fundi Kanadaja, deklaroi Xho Bajden – president i ShBA-së
“Ne po e dërgojmë atë që ushtria jonë beson se duhet tani. Ata kanë nevojë për tanke, artileri, mbrojtje ajrore, përfshirë sistem tjetër HIMARS. Ka gjëra që i duhen tani dhe ne po i dërgojmë për ta vënë atë në pozicion për të përfituar këtë pranverë,” tha Xhastin Trudo – Kryeministër i Kanadasë.
“Kanadaja po njofton mbështetje të re ushtarake për miqtë tanë në Ukrainë. Ne do të dorëzojmë katër tanke shtesë Leopard II për Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe automjete të blinduara”.
Nga ana tjetër, presidenti rus Vlladimir Putin tha në një intervistë për televizionin shtetëror se vendet e NATO-s, duke dërguar armë në Kiev, indirekt marrin pjesë, siç shtoi ai, në krimet e regjimit të Kievit. Sipas tij, qëllimi i Perëndimit është ta “shpërbëjë” Rusinë.